Home Aktualitet Çmenduri, naf...

Çmenduri, nafta po shkon mbi 200 lekë/litri

10
0

Në vendin tonë pas shkrirjes së Bordit të Karburanteve, çdo rritje në bursa po reflektohet menjëherë edhe në pompa. Dhe falë luhatjeve të kursit të këmbimit, ku dollari ka rikuperuar 8% të vlerës në muajin e fundit, shtrenjtimi do të ndihet edhe më shumë.

Sipas formulës që përdorte Bordi, një litër naftë do të kushtonte sot 193 lekë dhe një litër benzinë rreth 196 lekë për litër, çmimet më të larta që prej muajit Mars. Teksa kompanitë e hidrokarbureve kanë aplikuar mesatarisht edhe 3 deri në 5 lekë më shumë se sa kjo formulë, pritet që shumë shpejt nafta të tejkalojë 200 lekëshin për litër.

Në rajonin e Ballkanit çmimi për një litër naftë varion nga 139 lekë në Maqedoninë e Veriut deri në 177 lekë në Serbi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit