Home Aktualitet Çmimet &#8221...

Çmimet ”bombë” të bulmetit, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi ngritur grupin e punës

166
0

Autoritetit të Konkurrencës ka reaguar pas deklaratave të prodhuesve të bulmetit,  ku thotë se ka ngritur grupin e punës për monitorimin e këtij tregu.

“Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Autoritetit të Konkurrencës thekson se “shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit