Home Kronike Çmontimi i ka...

Çmontimi i kamerave të bandave, eksperti Softa: Kontrollojnë edhe në errësirë

63
0

Në 9 qarqe të vendit, Policia e Shtetit ka çmontuar 451 kamera sigurie që ishin në dorën e bandave kriminale. Eksperti Fation Softa, thotë se këto kamera janë prodhim kinez me një teknologji të lartë që kontrollonin dhe gjatë natës.

“Ky operacion ka një plan masash dhe një objektiv jo vetëm për çmontimin e tyre, por edhe për të identifikuar individët që i kanë montuar. Të gjitha kamerat janë të prodhimit kinez dhe janë të janë të një teknologjie të cilët janë me një lloj shikueshmërie të admirueshme, janë 4 megapixel dhe kontrollojnë edhe në kushte errësire. Duke qenë se janë me kablo internet, shkojnë dhe e çojnë sinjalin e tyre në një server. Kamerat duhet të ripërdoren dhe të bëhet plan për vendosjen e tyre se janë parandalim për shumë ngjarje”, tha Softa.

Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 451 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit