Home Aktualitet Mjekë që lësh...

Mjekë që lëshojnë raporte fallse për të arrestuarit. SPAK-u ti hetojë!

266
0

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci sqaron për medien se një lojë e pisët luhet nga disa mjekë që mashtrojnë me raportet që lëshojnë për të ndikuar te gjykata e cila liron të arrestuarit ose iu zbut masen e dënimit.

Ai pohon se SPAK duhet të hetojë rastet e zyrtarëve të korruptuar të cilët tentojnë t’i shmangen arrestimit apo burgimit, duke sajuar sëmundje të rënda më raporte të falsifikuara. Beci thekson edhe se praktikat mjekësore duhet të jenë pjesë e hetimit, në këtë mënyrë mjekët të tregohen të përgjegjshëm për mos t’u dhënë alibi të korruptuarve.

”Këto praktika mjekësore ndonjëherë duhet të bëhen objekt i hetimeve të SPAK që të mos abuzohet me to e mjekët të jenë më të përgjegjshëm. Praktika gjyqësore edhe e Gjykatës së Lartë e ka zgjidhur këtë fenomen me procedura strikte të një ekspertimi mjeko-ligjor, që të përcaktojë saktë gjendjen shëndetësore të të arrestuarit dhe mbajtja apo jo në burg e tij vlerësohet me ekspertim”, thekson Eugen Beci.

Ish-prokurori e shikon dhe problemin te favorizimi që i bëhen të korruptuarve nga sistemi i burgjeve që është pjesë e ekzekutivit dhe maxhorancës në qeverisje.

“Shumica e zyrtarëve të arrestuar dalin të sëmurë mbase për faktin që Drejtoria e Burgjeve është pjesë e ekzekutivit dhe mazhoranca i merr në “sqetull” anëtarët e vet, meqenëse nuk ka mundësi t’i ndihmojë më shumë. Ka edhe një arsye tjetër. Meqenëse burgjet shpesh nuk ofrojnë kushte specifike për një zyrtar të arrestuar, gjenden këto artifica me sëmundje”, thekson ish-prokurori. Kjo praktikë ndodhë për ish-zyrtarët e arrestuar por edhe grupet kriminale. Paguhen shuma të mëdha financiare për të tilla raporte mjeksore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit