Home Sporti Conte mohon l...

Conte mohon lajmet për kalimin te PSG: Janë të pavërteta!

63
0

Mauricio Pochettinon pritet të largohet në fund të sezonit nga skuadra e PSG-së, teksa një numër kandidatësh janë shfaqur në horizonte. Mes tyre është edhe Antonio Conte. Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë tekniku i “Spursave”, i cili iu ka dhënë fund thashethemeve në lidhje me PSG-në.

“Natyrisht është mirë që një klub vlerëson punën time, por kjo është një gjë tjetër. Më pëlqen kur njerëzit krijojnë lajme vetëm për të folur, por nuk është e drejtë, nuk është e drejtë për mua, për klubin, për lojtarët që janë të përqendruar në këto pesë ndeshje dhe që përpiqen të marrin një rezultat fantastik për ne.

Kjo situatë më bën të buzëqesh, por mendoj se njerëzit duhet të kenë respekt për të gjithë, pa krijuar lajme të rreme”, tha Conte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit