Home Aktualitet Covid-19 lë p...

Covid-19 lë pasoja tek rinia, Rreli: 25 veta në ditë kërkojnë psikiatrin

25
0

Pandemia e Covid-19 që mbërtheu befasisht të gjithë botën, përveç viktimave po lë pasoja edhe për shëndetin mendor. Psikiatrja Arjana Rreli tregon se kjo e pengon individin në aktivitetet e përditshme. Teksa flet për grupmoshat që kanë nevojë për psikiatrin, Rreli thotë se është rinia ajo që shfaq shenjat e ankthit pa ndryshime të mëdha të humorit.

“Aktualisht ne shohim që grupmosha më e prekur është ajo e rinisë, sidomos moshat 20-40 vjeç. Është pikërisht kjo moshë dhe sidomos rinia ajo që shfaq më së shumti për fatin e mirë shenjat e ankthit pa ndryshime të mëdha të humorit, për faktin që kjo moshë u përball më egër me pasojat e këtij virusi duke ndërhyrë si në funksionimin e tyre okupacional, një pjesë e mirë u detyruan që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ndryshe nga çfarë ishin mësuar më përpara por rinia është edhe me kohën më tepër për të bërë aktivitet së bashku, për të qëndruar deri vonë kështu që u kufizua”.

Psikiatrja thotë se numri i psikiatërve është shumë pak për të përballuar nevojat e shoqërisë. “Në një ditë të zakonshme mund të jenë mesatarisht 20-25 raste që vijnë për herë të parë. Unë jap eksperiencën time ndërkohë që jam pothuajse e sigurt që ndaj të njëjtin opinion dhe me të gjithë kolegët e mi psikiatër. Ne jemi akoma shumë pak për të përballuar gjithë këtë fluks që erdhi papritur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit