Home Bota Covid në Gjer...

Covid në Gjermani, Merkel paralajmëron bllokim

34
0

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar sot se masat kufizuese në vend në Gjermani “nuk janë të mjaftueshme”. Paralajmërimi për një bllokim të mundshëm vjen për shkak të situatës dramatike të pandemisë.

“Situata do të jetë më e keqe nga sa kemi ditur deri më tani” , paralajmëroi Angela Merkel duke iu drejtuar liderëve të Unionit Kristian Demokrat (CDU ), sipas një burimi partiak.

Sakaq, ditën e sotme ministri i Shëndetësisë Jens Span dha tre mundësi për qytetarët gjermanë: “do të vaksinohen, ose do të shërohen ose do të vdesin” deri në fund të dimrit”.

Ministri u bëri sërish thirrje gjermanëve që të të vaksinohen “urgjentisht”, ndërsa teza për vaksinimin e detyrueshëm është në tavolinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit