Home Aktualitet Damian Gjiknu...

Damian Gjiknuri: Vota e diasporës mëse e mirëpritur, vendi ka nevojë për energji të reja

41
0

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri thotë se mazhoranca mbështet votimin e diasporës. I pranishëm këtë të enjte në konferencën “Votimi nga jashtë vendit”, Gjiknuri tha se është pro sistemit me postë, sesa sistemit elektronik nga jashtë, sepse është gjithmonë më i diskutueshëm dhe do të dojë kohë që të fillojë të implementohet.

“Pra ne sot që flasim kemi 12 mijë zgjedhës, shtetas, që janë të regjistruar në këtë regjistër. Ajo çka na përket ne është të bëjmë një fushatë më të mirë ndërgjegjësimi. Të lehtësojmë procedurat. Bashkë edhe si parti politike, edhe si institucione shtetërore, t’i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë regjistrohuni sa më shumë në këtë platformë nëse doni të ushtroni të drejtën e votës”, tha ai.

Sa i përket çështjes së llogaritjes së votës, Gjiknuri tha se, “më pëlqeu ajo që u tha këtu që nëse do të krijojmë një zonë elektorale të veçantë mund të krijojmë një disproporcion të votës, mund të krijojmë fenomene të pabarazisë së votës. Dhe mendoj se i kemi mundësitë, siç jemi sot që ta llogarisim votën në qarqet respektive, aty ku qytetarët kanë pasur banimin e tyre, ose aty ku ata kanë regjistrimin në gjendjen civile sepse del në Regjistrin e Gjendjes Civile”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit