Home Aktualitet DASH: Shqipër...

DASH: Shqipëria, bazë e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

179
0

Për Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria shërben si bazë për grupet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të cilat e përdorin edhe si nyje kryesore për të kaluar drejt vendeve europiane.

”Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë të cilët luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar. Shqipëria është një element kyçi rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sipas raportit të fundit nga DASH, Shqipëria është e ekspozuar ndaj pastrimit të parave që burojnë nga veprimtari kriminale që kontribuojnë edhe në rritjen e korrupsionit në vend. Trafikimi i lëndëve narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar, përfshirë trafikun e qenieve njerëzore, apo dhe evazionin fiskal konsiderohen në raport si burimet kryesore të parave të pista.

”Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të para vepër shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje, ka një ekonomi të madhe cash dhe një sektor informal, me dërgesa të konsiderueshme të emigrantëve dhe flukse parash investimesh nga jashtë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit