Home Aktualitet Dashamir Sheh...

Dashamir Shehi: Bashkimi i PD-së, nuk bëhet as Berishën apo dhe Bashën

180
0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se bashkimi i opozitës konkretisht i PD-së nuk është i mundur nëse deputetët do të ndjekin individë të caktuar si Berisha apo Basha. Shehi tha edhe se mund të bëhet realitet deri në vjeshtë, nëse do të ketë dakokrdësi mes deputetëve rreth disa politikave të caktuara dhe jo rreth personave fizikë, si Sali Berisha apo Basha.

“Unë gjykoj se nuk është shumë larg nëse do ketë urtësi nga shumica e atyre deputetëve që janë brenda. Jam i bindur se ndoshta nga vjeshta opozita mund të organizohet në atë lloj mënyre për t’i dhënë shpresë qytetarëve. Njerëzit opozitarë janë aty, me rreth 600 mijë vota që ishin kundër qeverisë në këto zgjedhje”,- tha Shehi.

Ai shtoi më tej, se të dy si Basha ashtu edhe Berisha, janë tashmë njerëz të sporvuar disa herë dhe se rezultati tashmë dihet.

Sipas tij, bashkimi brenda opozitës mund të vijë nga organzimi i aksioneve të përbashkëta politike, që më pas do të çojnë edhe në bashkimin numerik në Kuvend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit