Home Sporti De Bruyne rre...

De Bruyne rrezikon disa muaj mungesë, City kërkon yllin e Leipzig

31
0

Kevin De Bruyne rrezikon një mungesë të gjatë. Ka qenë vetë Pep Guardiola që zbuloi lajmin në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Sevillas. “Është një dëmtim i rëndë”, ka përsëritur trajneri katalanas. Belgu doli nga fusha i dëmtuar ndaj Burnley-t.

Guardiola më pas shpjegoi se si do të vijojë situata e tij: “Do të vendosim nëse do të ketë nevojë për operacion. Do të vendosim në ditët në vijim, rrezikojmë ta humbim për tre deri në katër muaj”.

Për këtë arsye, klubi po vlerëson nëse do të ndërhyjë apo jo në merkato, ku Dani Olmo është identifikuar si një zëvendësues i mundshëm. Spanjolli shkëlqeu në Superkupën e Gjermanisë, duke shënuar 3 gola.

Ai rinovoi kontratën me Leipzig në muajin qershor deri në vitin 2027. Sky raporton se Olmo ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh, që do të aktivizohet nga sezoni i ardhshëm. City këtë verë nëse e dëshiron do të duhet të paguajë jo më pak se 80 milionë euro. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit