Home Sporti De Ligt nuk i...

De Ligt nuk i mjafton Juventusit, ndalen në derbin ndaj Torinos (VIDEO)

74
0

Juventus bën një tjetër ndalesë në Seria A. Skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në derbin ndaj Torinos. Dueli që u luajt në “Allianz Stadium” nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Allegrit që gjeti shumë shpejt golin e avantazhit.

Në të 13-tën, Matthijs de Ligt konfirmoi formën fantastike duke shënuar me një goditje me kokë brenda zonës. Torino luan më mirë dhe krijon më shumë raste shënimi, ndërkohë që në krahun tjetër Dybala dhe Vlahovic vuajnë presionin e Bremer dhe Vojvodës.

Në minutën e 62-të, ekipi granata gjeti golin e barazimit me Belottin, që shfrytëzoi më së miri një pasim brenda zonës. Juventus nuk kishte forcë reagimi në minutat e fundit duke u kënaqur me një barazim. Bardhezinjtë mbeten në vendin e katërt me 47 pikë, 3 më shumë se Atalanta, por këta të fundit kanë dy ndeshje për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit