Home Aktualitet Debate në mbl...

Debate në mbledhjen e grupit të PD, ish-kryeministri “mollë sherri” mes Tritan Shehut dhe Bledion Nallbatit

40
0

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, e thirrur nga Gazment Bardhi, është shoqëruar me debat të ashpra.

Mësohet se një debat ka pasur mes Tritan Shehut dhe Bledion Nallbatit.

Bëhet me dije se Shehu ka kërkuar nga grupi demokrat intensifikimin e aksionit opozitar në mbrojtje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Duhet ta shpëtojmë Sali Berishën nga arresti në shtëpi duke vijuar aksionin opozitar në Kuvend”, mësohet të jetë shprehur Shehu.

Kjo fjali e tij ka nxitur reagimin e ashpër të kolegut Bledion Nallbati, i cili e ka kritikuar Shehun duke i thënë se ai nuk ka marrë pjesë në aksionin parlamentar, ndaj nuk i takon të flasë ai por deputetë të tjerë që kanë drejtuar atë.

“Shumë dakord me Tritanin. Të vazhdojmë aksionin, por me një kusht që ti të jesh në ballë”, mësohet të ketë thënë Nallbati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit