Home Aktualitet Dëbimi i emig...

Dëbimi i emigrantëve shqiptarë, ministrja britanike takon policët: Shqipëria vend i sigurt dhe i begatë

1310
0

Emigrantët shqiptarë, që shkojnë përmes rrugëve jo ligjore në Britani, do të dëbohen. Për këtë ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel ka zhvilluar një takim me oficerët e policisë shqiptare të vendosur në Dover, me qëllim zbatimin e planeve të përbashkëta për largimin e emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në këtë vend me gomone.

Përmes një postimi në Twitter, Patel shprehet se ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale.

“Dje u takova me Policinë e Shtetit Shqiptar për të zbatuar plane të përbashkëta operacionale për të larguar shqiptarët që kanë hyrë në MB me gomone. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i begatë. Ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale”, shkruan Pattel. Pretendohet se 6.000 nga 23.000 emigrantë që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit