Home Aktualitet Dekani i Filo...

Dekani i Filologjisë: Interes i madh i studentëve për t’u rikthyer në auditorë

53
0

Studentët e universiteteve në mbarë vendin kanë filluar sot leksionet e tyre në auditorë, në qoftë se ishin të pajisur me Green Pass. Përqindja e atyre që refuzojnë të vaksinohen mbetet ende e lartë, duke rrezikuar procesin mësimor.

Dekani i fakultetit të Filologjisë në Tiranë, Sabri Laçi, ka bazë për optimizëm, duke parë qasjen e pjesës më të madhe të studentëve. “75% e Gazetarisë, përshembull, ishte e vaksinuar, të tjerët kishin dokumente të tjera. Sot kanë ardhur studentët nga rrethet, dhe besoj se do shkojnë në këtë drejtim, si në vendet e tjera të Europës. Ka interes të madh të studenteve për të qenë në auditorë duke iu rikthyer normalitetit, kjo vlen edhe për pedagogët”, thotë ai për A2 CNN.

Studentët që refuzojnë vaksinimin do t’i duhet të kryejnë tamponin, që përkthehet në kosto të madhe ekonomike. Pyetjes a do të ketë shteti një politikë mbështetëse për blerjen e tyre, Laçi i përgjigjet me një ballafaqim. “Ka shtete që e bëjnë. Do të ishte mirë, sepse shumë studentë nuk kanë mundësi ekonomike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit