Home Aktualitet Deklarata e M...

Deklarata e Macron për Kosovën, Komisioni Europian flet për vizat: Një shtet i vetëm nuk…

46
0

Deklarata në Tiranë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në lidhje me vizat për kosovarët, jo vetëm u bë bujë, por që tashmë merr edhe përgjigje nga Komisioni Europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Europian për 90 ditë. Është kjo e përgjigja e dhënë nga zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper pasi u pyet nga A2 CNN, nëse Franca ka propozuar pezullimin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Përpos kësaj, në përgjigjen e tij, Komisioni Europian sqaron se shtete të veçanta nuk mund të vendosin që të pezullojnë një regjim të lëvizjes pa viza pasi ky i fundit është vendosur. Vendime të tilla, siç sqaron KE, mund të merren vetëm nëse kanë një konsensus të plotë në nivel të Unionit.

”Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Euopian dhe nuk bëjmë komente mbi komentet. Në prill 2023, Parlamenti Europian dhe Këshilli adoptuan rregulloren 2023/850 të (BE), duke u hequr mbajtësve të Pasaportës së Kosovës, regjimin e vizave. Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2024. Do t’ u lejojë qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë në hapësirën e Bashkimit Europian pa viza për 90 ditë në çdo periudhë kohore prej 18 ditësh.

Komisioni ka vlerësuar që nga korriku 2018 se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur standardet.

Shtete të veçanta anëtare nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza. Rregullat në lidhje me dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimeve të vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së”,-tha Anitta Hiper, zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit