Home Teknologji Del nga grupi...

Del nga grupi i punës në WhatsApp, shkarkohet punonjësi

19
0

Një punëtor u pushua pasi u largua nga grupi i WhatsApp-it të punës, në të cilin kompania dërgonte oraret me turnet, jepte informacione për çështjet e punës dhe nga ku kontrollonte veprimtarinë e personelit. Fjala është sektorin e hotelerisë dhe ka ndodhur në Cádiz të Spanjës

Vendimi për t’u larguar nga grupi u motivua nga vendimi i kompanisë që punonjësit e saj të dërgonin foto dhe video të asaj që bënin çdo ditë. Pasi u largua nga grupi, punëtori deklaroi se kishte marrë presion nga kompania për t’u kthyer në grup. Së fundi, duke e ditur se kompania nuk mund ta përfshinte në grup pa pëlqim dhe duke pasur parasysh refuzimin e tij për të qenë pjesë e atij grupi, ai u shkarkua nga kompania.

Punonjësi ka bërë denoncim pranë sindikatës, duke konsideruar se i janë shkelur të drejtat si punonjës. Sindikatat denoncojnë se mënyra se si vepron kompania supozon shkelje si të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e të drejtave digjitale, si dhe të së drejtës për shkëputje digjitale dhe respektimin e privatësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit