Home Bota Dënimi i &#82...

Dënimi i ”Kasapit të Bosnjës” me burgim të përjetshëm, Biden: Vendim historik

14
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas vendimit që u mor ditën e sotme ndaj kriminelit Ratko Mlladic. Në një deklaratë me shkrim, Biden e quan këtë vendim si hsitorik, si dhe tha se kjo tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.

“Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mlladiç urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera.

Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit