Home Aktualitet Dënohet me bu...

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i Marigona Osmanit, 15 vite për bashkëpunëtorin

34
0

“Ishalla nuk sheh kurrë dritë, ma mbyte vajzën 18 vjeçe”, ka shpërthyer nëna e Marigona Osmanit ndaj vrasësit të së bijës, Dardan Krivaqës pas gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm.

Pasi togat e zeza të Ferizajt dhanë vendimin ndaj të riut, familjarët e viktimës e mirëpriten me duartrokitje duke thënë “bravo për këtë qen, o i mjerë”.

Gjithashtu u dënua me 15 vjet burgim, Arbër Sejdiu, miku i Dardan Krivaqës, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Marigona Osmanit.

Marigona Osmani u përdhunua nga partneri i saj gushtin e vitit 2021, u torturua, vra dhe më pas u braktis e pajetë në urgjencën e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, përshkruhet se në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë kishte marrë një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë kishin hyrë në dhomë dhe kishin filluar ta godasin tani të ndjerën në pjesë të ndryshme të trupit, shkaktuar dhimbje të mëdha fizike, sipas Telegrafit.

“Viktima nga goditjet e njëjta ka pësuar politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme, thyerja e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë”, thuhet në dokumentet e Prokurorisë.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu pasi e dhunuan për vdekje e dërguan 18-vjeçaren në urgjencën e Ferizajt dhe u larguan nga aty.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit