Home Aktualitet Deputeti i PS...

Deputeti i PS-së pro arrestimit të Ahmetajt: S’kemi pse bëhemi avokat i askujt, gjykojmë vetëm në procedura

33
0

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shprej se do t’i sugjerojnë në seancën plenare autorizimin për arrestimin e kolegut të tij, Arben Ahmetajt. Pëllumbi u shpreh se ato gjykojnë nëse procedurat janë të rregullta ose jo, por jo për faktet.

”Ne sot nuk mund të kishim një raport të parapërgatitur pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne do të përgatisim raportin tonë. Të kuptojmë se këshillit për Mandatet nuk është gjykatë. Nuk jam personalisht, jemi anëtarë të këshillit të Mandateve dhe përfaqësojmë 140 deputetët.

Gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte është zbatuar apo jo dhe ka apo jo fakte nëse ndaj kolegut tonë ka ndikime politike apo jo. Sa kohë që bindemi nëse procedura është e rregullt apo jo, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt”,- tha Pëllumbi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit