Home Aktualitet Prokuroria e ...

Prokuroria e Kukësit sekuestron pasuritë e një personi me rekorde kriminale

28
0

Prokuroria e Kukësit ka sekuestruar pasuritë e një personi me rekorde kriminale, të dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali.

Sh.H., është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit.

Pasuritë e sekuestruara:

-Pasuria nr. 33/13+4-1, me sipërfaqe 78m2, me adresë në lagjen nr.4, të regjistruar në emër të Sh. H;

-Pasuria 33/13+4-4, me sipërfaqe 78 m2, në pronësi të shtetasve E.H., R.H dhe Sh. H;

-Automjet “Mercedez Benz”, e regjistruar në pronësi të shtetases F.H.;

-Automjet “Audi A3”, në pronësi të shtetases F.H.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit