Home Aktualitet Deputeti: Jet...

Deputeti: Jeta në Lushnjë është kthyer në ”jetë qeni”, shyqyr që na erdhi Balla

155
0

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i njohur për orgjinalitetin dhe të vërtetat që i thotë hapur në Kuvend, edhe në seacën e sotme në Kuvend nuk i ka kursyer.

”Jeta në Lushnje? Duhet të dalim të gjithë dhe të shikojmë se vetëm jetë nuk ka atje, është kthyer në jetë qeni. Shyqyr që erdhi Taulanti dhe e dëgjojnë llafin dhe i japin ndonjë investim, se Lushnja kishte 12 vite dhe nuk ishte prekur ndonjëherë, si duket paska takat dhe forcë Taulanti, gjithsesi.

Falë Zotit që tavani i shkollës ra natën, ky është një problem që të gjithë deputetët e Lushnjës duhet ta dinin. Nuk keni ngulur një kokërr gozhdë aty.

Kthehemi tek pjesa e fermerëve, unë s’kam parë asnjë fermer të lumtur. Ne kaluam periudhën e grurit, të gjitha peripecitë. Të gjithë fermerët kanë dalë në protestë për rrushin, 200 lekë kg, ku është qeveria, vetëm gruri? Po rrushi? Kemi rrezik me këtë situatë të na ngeli rrushi varur dhe preshi përpjetë në arë me këto çmime”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit