Home Aktualitet Deputetja e d...

Deputetja e dy Kuvendeve të PD-së, Koti: Partia do të përfitojë

317
0

Deputetja e PD-së, Sorina Koti do të marrë pjesë në të dyja Kuvendet e thirrura, një nga Sali Berisha dhe 4200 delegatët për të cilat firmat janë dorëzuar prej javësh në seli, dhe Kuvendin e datës 18 dhjetor të thirrur nga Basha. Ajo thotë se ka përgjegjësi që të jetë aty ku janë demokratët.

”I kam kërkuar zotit Berisha një lloj konsensusi, pasi për herë të parë politikës shqiptare po i ndodh një debat i kësaj forme. Nëse do të ndodhë që do të mblidhemi më datë 11, patjetër që edhe ne duhet të jemi. Patjetër edhe në datë 18 është një kuvend i mbledhur nga kryesia e partisë. Nuk ka rëndësi nëse e firmos formularin apo jo, ai që ka mandatin për të qenë delegat në kuvendin e partisë nuk ka nevojë të plotësojë formularë”, tha Koti për A2 CNN.

Për të nga ky debat, Partia Demokratike do të përfitojë. ”Njerëzit kishin vite që ishin larguar nga partia, por kam parë që po na rikthehen. Ndoshta pas këtyre dy kuvendeve partia do të dalë më e fortë. E vendos baza se ku do të vendosë të jetë më shumë. Të gjithë janë lënë të lirë të zgjedhin, nuk i është bërë presion. Është logoja e PD-së që ka më shumë rëndësi për ne”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit