Home Sporti DETAJET/ UEFA...

DETAJET/ UEFA po përgatit ndëshkimet për Inter, Juventusin, Milanin dhe Romën

95
0

Inter, Roma, Juventus dhe Milan janë nën monitorimin e UEFA-s për shkëlje të Fair Play Financiar. Në ditët në vijim pritet dhe një njoftim nga ana e institucionit të futbollit në lidhje me masa të mundshme disiplinare.

Gjithashtu dhe klube të njohura si PSG, Marsielle, Monaco, Barcelona, Arsenal dhe Bestikas pritet që të ndëshkohen. Mediat italiane shkruajnë se Milan dhe Juventusi mund të kenë vetëm ndëshkime ekonomike.

3 milionë euro për bardhezinjtë dhe 2 milionë euro për kampionët e Italisë. Interi dhe Roma ndërkohë rrezikojnë që të kenë një ndëshkim në reduktim të numrit të blerjeve për vitin 2023.

UEFA ka monitoruar situatën e shkeljeve të rregullave të Fair Play në periudhën 2018-2021. PSG ndërkohë mund të marrë një gjobë të majme prej 10 milionë eurosh. UEFA këtë herë do të jetë disi bujare, pasi shkeljet e bëra gjatë periudhës 2019-2021, kanë ndodhur në një kohë me vështirësi të mëdha për klubet nga mbyllja e stadiumeve apo ikja e sponsorëve. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit