Home Aktualitet Deutsche Well...

Deutsche Welle: Goditet korrupsioni, masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shendetësisë

28
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) pranoi të shtunën (18.11) kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) për të marrë masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. SPAK bën me dije, në një njoftim zyrtar të publikuar të shtunën, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, “është nën hetim për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Marrrja e kësaj mase sigurie e detyron ish-ministrin Beqja të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa autorizimin e GJKKO. “Personi nën hetim, Ilir Beqja urdhërohet të paraqitet para policisë gjyqësore të BKH një herë në javë ditën e premte, ora 15.30,” bën me dije njoftim i SPAK. Në të theksohet që “hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të cilët gjatë procedurës së koncesionit për sterilizimin e instrumenteve për ndërhyrje kirurgjikale kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, 2013-2017, njëherazi edhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për koncesionin në fjalë edhe para marrjes së masës së sigurisë. Ai ka hedhur poshtë dyshimet për shpërdorim detyre dhe favorizime korruptive në kontratë.

Zbardhja e korrupsionit në koncesionin e sterilizimit

Nën akuzën e prokurorëve të SPAK për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë në spitalet publike të Shqipërisë u arrestua në mes të gushtit të këtij viti ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Një tjetër i arrrestuar në të njëjtën kohë është Ilir Rrapaj, pronar i kompanisë “Sani Service” që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit të instrumentave për ndërhyrjet kirurgjikale .Koncesioni i formës Partneritet Publik-Privat (PPP) u dha në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë, dy vjet pas marrjes së mandatit të parë qeverisës të socialistëve me kryeministër Edi Ramën.

Chinese Court to Hear Compensation Trial for Families of Malaysia Airlines Missing FlightKe
Dyshimet për korrupsion me paratë publike

Kontrata që Ministria e Shëndetësisë lidhi me kompaninë “Sani Service”kishte një vlerë prej 100 milionë eurosh për një periudhë 10 vjeçare. Kontrata në fjalë do të bënte të mundur që sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale njëpërdorimëshe të mos ofrohej nga spitalet publike, por në mënyrë të unifikuar nga kompania “Sani Service.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit