Home Aktualitet Dh*na me bazë...

Dh*na me bazë gjinore, 600 qytetarë në nevojë kanë përfituar nga ndihma juridike falas

46
0

Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, në Tiranë u zhvillua forumi i hapur me temë “Gratë dhe vajzat e ekspozuara ndaj dhunës me bazë gjinore dhe aksesi i tyre tek shërbimet e ndihmës juridike falas”. Ky forum solli bashkë avokatë, të rrjetit pro bono, përfaqësues nga shoqëria civile, Avokatin e Popullit, Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, Kuvendin, etj.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Monica Merino, Avokatja e Popullit, Eribda Ballanca dhe raportuesja e përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj, theksuan nevojën për adresimin e rekomandimeve për Shqipërinë për zbatimin efektiv të kuadrit politik dhe ligjor në vend për mbrojtjen e grave nga dhuna, dhe nevojën për shërbime të specializuara multidisiplinare.

UNDP-ja në Shqipëri në kontekstin e Projektit të Zgjerimit të Shërbimeve Juridike Falas për gratë dhe burrat në Shqipëri, të zbatuar në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë , me mbështetjen financiare të ADC-së në këto 5 vitet e fundit ka mbështetur me shërbime juridike falas, mbi 6000 gra dhe burra nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, viktima të dhunës me bazë gjinore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit