Home Aktualitet Dhuna ndaj gr...

Dhuna ndaj grave, Shqipëria e dyta në Europë

136
0

Dhuna ndaj grave është një fenomen i frikshëm në Shqipëri, ku sipas raportit nga OBSH, renditet e dyta pas Rumanisë sa i takon këtij fenomeni në Europën Qendrore. Raporti konstaton se 5% e grave vendin tonë dhunohen. Për ekspertët vendas, rastet e janë rritur, por falë ndërgjegjësimit për ta denoncuar dhe jo shtimit të fenomenit.

“Ne tashmë kemi 3400 telefonata në vit, para 3-4 vitesh kemi patur 1500-2000. Nuk ka të bëjë me rritjen e nivelit të dhunës se sa ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit të grave”,-thotë Ejnxh Pepa.

Episodi i parë i dhunës, mbetet gjithmonë i paraportuar dhe shpesh i pranuar. “Një përqindje shumë e madhe e grave që vijnë tek ne, e raportojnë dhunën kur e kuptojnë se po bëhet e pamundur të jetosh me këtë person”.

Dhuna duhet denoncuar dhe ndonjëherë mund të vijë në ndihmë një telefonatë. Përgjatë vitit 2022, të dhënat zyrtare flasin për 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe 150 urdhër-mbrojtje për gratë dhe vajzat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit