Home Kronike Dhuna ndaj ke...

Dhuna ndaj kenianes në Tiranë, gazetarja Lala: Në lojë është para e madhe

429
0

ka reaguar për dhunën barbare të 22-vjeçares nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit, teksa Policia dhe Prokuroria e kanë mbajtur këtë ngjarje të fshehtë dhe reaguan vetëm pak ditë më parë.

Vajza prej disa muajsh ndodhet në gjendje kritike dhe as nuk lëviz dot dhe as nuk flet. Gazetarja dyshon se pas kësaj ngjarje fshihen miliona lekë, dhe se po heton rreth bosit të kazinosë. Klodiana Lala shtron pyetjen se çfarë dinte vajza që e dhunuan.

Postimi i plotë

Një vajzë nga Kenia është dhunuar në mënyrë barbare 3 muaj më parë në Tiranë. Lajmi është mësuar vetëm pak ditë më parë dhe policia u njoftua me një reagim që ne thelb nuk thoshte asgjë.

Fakt është që e reja punonte në një kazino. Policia nuk ka bërë publike se në cilën kazino ishte punësuar vajza nga Kenia, në çfarë kushtesh punonte ajo? Kush është bosi i kazinosë? A po ndikon ai që çështja të mbyllet? Çfarë dinte vajza që e dhunuan? Pyetje që kërkojnë përgjigje…

A do mundet policia ta zbardhë këtë ngjarje? Mbetet për t’u parë. Sepse në lojë është para e madhe… Unë po hetoj rreth bosit të kazinosë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit