Home ShowBiz Dhurata nga B...

Dhurata nga Beatrix për datëlindjen e saj (FOTO)

179
0

Beatrix Ramosaj është kryefjala e showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Bukuroshja është në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale.

Këngëtarja kishte paralajmëruar se do të publikonte një këngë të re. Dhe pikërisht ky projekt do të publikohet si dhuratë për ndjekësit e saj në ditën e 28-vjetorit të bukuroshes, pra sapo hyn data 9 qershor.

Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi të bërë para pak minutash, duke na zbuluar një pjesë nga look-u i saj në videoklip dhe titullin e këngës ”Vonë”.

Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit