Home Sporti Di Maria dhur...

Di Maria dhuron spektakël në debutim, Juventusi mund me lehtësi Sassuolon (VIDEO)

200
0

Juventus e nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Seria A, duke marrë një fitore 3-0 në “Allianz Stadium” kundër Sassuolos. Një mbrëmje e vecantë për Di Marian që dhuron spektakël dhe fiton zemrat e tifozëve bardhezi.

Argjentinasi zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të me një goditje shumë të bukur me të majtën, që nuk i dha shans reagimi portierit Consigli. Më pas do të ishte radha e Vlahovic, që fitoi një 11-metërsh dhe më pas do ta kthente po vetë në gol.

Në fraksionin e dytë, Di Maria shpika një asist për Vlahovic, i cili nuk fal brenda zonës me të djathtën. Më pas për ekipin e Allegrit do të ishte i lehtë menaxhimi i rezultatit, me Bremer që dukej një mur i pakalueshëm në mbrojtje. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit