Home Aktualitet Dialogu Kosov...

Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

98
0

Nesër në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së në kuadër të dialogut.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë disa deklarata rreth dialogut Kosovë-Serbi para takimit Kurti-Vuçiç. Në një intervistë për Kanal 10, ai ka përmendur Asociacionin e komunave Serbe, për të cilën ka thënë se duhet zbatuar marrëveshja e nënshkruar dhe se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Escobar shton se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, po ashtu që parandalon dhunën.

“Nuk dua të paragjykojë assesi, jemi duke shikuar drejt zgjidhjes dhe stabilitetit rajonal. Sa për Asociacionin e Komunave Serbe, marrëveshja e nënshkruar duhet zbatuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit