Home Bota ”Die We...

”Die Welt”: Tensionet Kosovë-Serbi, asi i Putinit në zemër të Europës

59
0

“Tensionet Kosovë-Serbi, asi i Putinit në zemër të Europës”, është titulli i artikullit të publikuar nga media prestigjioze gjermane, Die Welt, që shkruan për rreziqet që i kanosen kontinentit të vjetër nga një shtet në Ballkanin Perëndimor. Gazetarja Carolina Drueten, shkruan se Serbia po kërcënon Kosovën dhe po llogarit në mbështetjen e Rusisë në përshkallëzimin e konfliktit. Në mes të luftës në Ukrainë, kjo hap opsione të reja strategjike për Kremlinin.

Si për ta konfirmuar artikullin e “Die Welt”, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Kharçenko tha se Serbia mund të mbështetet te Rusia për situatën në Kosovë dhe vuri në dukje se të dyja vendet do të vazhdojnë të koordinojnë qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Për të Moska do të vazhdojë të mbrojë Serbinë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si anëtare e përhershme dhe kërkoi një zgjidhje përfundimtare të pranuar edhe nga Kosova. Ndër të tjera akuzoi perëndimin duke pretenduar se po përdor tensionet e fundit për t’i bërë presion Serbisë që t’i vendosë Rusisë sanksione.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit