Home Aktualitet Digjen tre ma...

Digjen tre makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

28
0

Tre makina janë djegur gjatë natës në lagjen 28 Nëntori të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, tip Golf dhe Fordit i është vendos lëndë djegëse dhe me pas kanë marrë flakë. Ndërsa makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave ka marrë flak pasi ka qenë afër këtyre të dyjave që po digjeshin.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit tek makinat dhe kanë shpëtuar dhe makina të tjera të parkuar në atë zonë. Policia ka marre në pyetje pronarët e mjeteve, ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë. Nëna e një nga pronarët e makinave thotë, që i biri i saj nuk ka konflikt dhe punon elektricist. Policia po pyet dhe banorë të tjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit