Home Aktualitet Diplomatët &#...

Diplomatët ”agjentë” nga Irani, që morën biletë pa kthim

83
0

Pas sulmit kibernetik që rrezikoi frikshëm të dhënat e shqiptarëve, qëndrojnë iranianët. ndaj dhe sot kryeministri Edi Rama tregoi shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike, si edhe i la afat ambasadës së Iranit në Tiranë, 24 orë kohë për të ikur nga vendi.

Më 22 korrik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit njoftoi shtyrjen e Samitit Botëror të Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u zhvilluar më 23-24 korrik në kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3” në Manzës. Samiti u shty me rekomandim të qeverisë shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të Iranit.

Tonet e rrezikut u ndjenë dhe më fort nga paralajmërimi i ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj shtetasve amerikanë që të shmangnin qarkullimin më afër zonës ku pritej të mbahej Samiti i Muxhahedinëve. Por këto dy ngjarje, nuk ishin të vetmet që nxorën në sipërfaqe veprime të nëndheshme të iranianëve prezentë në vend nën petkun e diplomatit.

Në janar 2020, dy diplomatë të tjerë iranianë në Shqipëri morën një biletë “vetëm ikje” nga Shqipëria. Anëtarët e trupit diplomatik iranian në Tiranë, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, u shpallën të padëshirueshëm.

Në gusht 2022, pak ditë pas anulimit të Samitit Botëror të muxhahedinëve, dy shtetasve iranianë me shtetësi gjermane iu refuzua hyrja në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit