Home Aktualitet Diskutime në ...

Diskutime në grupin e PD-së, Leskaj dhe Çupi njëzëri: E keni kthyer në parti burrash, pse asnjë grua?

117
0

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ka pasur edhe kritika. Deputeti Bujar Leskaj ka propozuar që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në grupit parlamentar, duke kërkuar që gara të bëhet vetëm mes grave, pasi sipas tij partia është shndërruar në “parti burrash”. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur edhe deputetja Dhurata Çupi, e cila ka theksuar se partia është kthyer në parti burrash.

Bujar Leskaj: Propozoj që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në grupin e PD-së. Gara për këto poste të bëhet vetëm mes grave, sepse jemi shndërruar në parti burrash. Pra unë po e shpreh qëndrimin tim se do të marr pjesë në votimet për këto poste, vetëm nëse kandidatet do të jenë zonja.

Gazment Bardhi: Aministia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme.

Dhurata Çupi: Kam një shqetësim që e ngriti edhe Bujari. E keni kthyer këtë parti në parti burrash. Shkoni nëpër qarqe bisedoni me demokratët dhe aty dalin burri 1, burri 2, burri 3, burri 4, etj. Asnjë grua. Mirë 4 nënkryetarët, sepse duhet, por pjesa tjetër pse vetëm burra dhe asnjë grua?

Gazment Bardhi: Partia ka ngritur ato dy grupe pune, mund të shtohem me të tjerë padiskutim. Shqetësim i drejtë, do ta vlerësojnë strukturat drejtuese te partisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit