Home KRYESORE Blendi Fevziu...

Blendi Fevziu: Rama dhe Veliaj janë në të njëjtën varkë…!

1400
0

Mediat flasin se nesër (e martë) Erion Veliaj do të shkojë në SPAK siç ka paralajmëruar vetë.

Ndërkohë gazetari i njohur Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për aktualitetin politik. I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi për marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj, Fevziu tha se ka dëgjuar se kanë raporte të tensionuara, por problemi me Ramën i kryebashkiakut do të jetë pasi të ikë nga drejtimi i bashkisë.

“Unë nuk kam informacione për përplasje mes Ramës dhe Veliajt. Kam dëgjuar se kanë raporte të tensionuara. Ata janë të të njëjtës varkë, ku Rama ka timonin. Problemi i Veliajt do të jetë kur të largohet nga bashkia sepse do të jetë prapë i varur nga Rama.

Fakti që thirresh në SPAK nuk është kriminal dhe nuk të bën fajtor. Në SPAK mund të shkosh edhe për dëshmi, të pyetesh për ato që ke në dijeni.

Goditjet që i kanë dhënë në bashki e kanë dobësuar Veliajn. Brenda PS-së ka një orkestër, pa peshë. Por Erion Veliaj është me peshë, Taulant Balla po, Belinda Balluku po.

Njerëzit politikë janë dhe mbeten. Nuk janë si ministra që vijnë dhe ikin”-tha Fevziu.

Moderatori i njohur la të kuptohej se po u mbyt varka do të jenë të dy në ujë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit