Home Sporti Dita Botërore...

Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë, Duka ka një mesazh falënderimi!

25
0

Në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportiv, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka inkurajuar të gjithë gazetarët që të vijojnë që të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm.

“Të dashur miq të medias!

Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, atyre që përcjellin çdo ditë e pa u lodhur informacionin rreth sportit përmes medias për miliona qytetarë, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në këtë misionin fisnik! Dua të vlerësoj e përgëzoj çdo gazetar sportiv në Shqipëri, ato që punojnë aktualisht dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.

Edhe një herë Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre për informimin e opinionit publik dhe në të njëjtën kohë ta na mbështesin në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. FSHF mbetet e hapur për të bashkëpunuar dhe të sjellë emocionet e futbollit te sportdashësit shqiptarë”, ka shkruar Duka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit