Home Aktualitet Dje u vodh ng...

Dje u vodh nga hajdutët, kryetari Beci njofton zëvendësimin e transformatorit elektrik në ujësjellësin e Bërdicës

47
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci informon se transformatori elektrik në ujësjellësin e Bërdicës është zëvendësuar pasi u vodh ditën e djeshme nga persona ende të pa identifikuar. Beci kërkon të zbardhjen sa më parë të ngjarjes nga organet kompetente dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

“Brenda 24 orësh, është bërë e mundur zëvendësimi i transformatorit dhe vënia në punë e stacionit të Ujësjellësit në Bërdicë.

Dua të përgëzoj punonjësit dhe Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër për gatishmërinë e treguar dhe punën që kanë bërë gjatë orëve të fundit për rikthimin e furnizimit me ujë të 4 mijë banorëve të zonës së Nën Shkodrës.

Mirëpresim që organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe vënien e autorëve para drejtësisë”,-shkruan Beci.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit