Home Aktualitet Djemtë e lind...

Djemtë e lindur në 1997, sot janë pjesë e krimeve të rënda me motive hakmarrje

494
0

Gjaku nuk falet lehtë në Shqipëri. Krimet mafioze në vend nuk janë të rastësishme, pasi mbrapa fshehin drama hakëmarrjesh. Ata që sot janë rritur, dhe janë pjesë e krimeve të rënda me motive hakmarrje, në vitin e mbrapshtë 1997 ose nuk kishin ardhur ende në jetë, ose ishin shumë të vegjël për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe me kë po luftonin shqiptarët.

Padyshim që kanë mësuar sesi tlë afërmit e tyre (burra) janë larguar nga kjo jetë. Atyre u është treguar e vërteta e vrasjeve mes bandave, edhe për firmat piramidale që prodhuan gjithë këtë.

Djali i një babai të vrarë në atë kohë nuk mund të përtypë “turpin” e shokëve, teksa çdo ditë mbase i thonë se filani i ka vrarë të atin. Ekspertë të policisë thonë se ky fenomen për fat të keq është gjithnjë e në rritje.

Krimet kryesisht në Lushnjë dhe Vlorë janë me protagonistë këta të rinj, që në emër të hakmarrjes vrasin. Në emër të babait, vëllait, apo ndonjë të afërmi tjetër përshihen në listën e atyre që tashmë kanë moshën “për armë” dhe marrin hakun e së kaluarës.

Baballarët, apo të afërm të tjerë janë vrarë atëherë për përfshirje në banda kriminale, apo në akte paligjshmërie.Kjo nuk i step ata të rilindin jo më bandat, por aktivitetin kriminal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit