Home Aktualitet Do ketë një P...

Do ketë një PD në fletën e votimit? Kristaq Kume parashikon zgjidhjen nga KAS

511
0

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume bëri një analizë të vendimit të fundit të Komisionerit Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi i cili vendosi të mos regjistrojë asnjë nga palët e PD në zgjedhjet e 14 majit për shkak të mangësive në dokumentacion.

“Po qe se do t’i referohemi deklaratës së zotit Rama, i cili tha se “do të marrin pjesë si Çeçua në zgjedhje”, mund të ndodhë që të merret një vendim ndryshe nga ajo që ka marrë Celibashi.

Nëse Celibashi është atje si rezultat i vullnetit të shprehur të të gjithë forcave politike dhe si rezultat i kërkesës së tij vetjake, anëtarët e KAS janë aty si vullnet i partive politike. Krijimi i strukturave të KQZ, pas ndryshimeve që u bënë në mënyrën e konceptimit të ndërtimit të komisionit, për t’u zbatuar në Kodin Zgjedhor u vendosën dispozita kalimtare që bën që zgjedhja e anëtarëve të komisioneve të ndahet në bazë të partive politike. KAS është i lexueshëm shumë thjesht. Ai mund të bëjë që PD me kryetar Lulzim Bashën të jetë subjekt zgjedhor”, tha Kume.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit