Home Aktualitet Do ketë shtim...

Do ketë shtim të masave nëse konfirmohen variantet e reja të covid në vend? Ja si përgjigjet ministrja Manastirliu

69
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur mbi shtimin e numrit të rasteve të reja me covid në vend, duke e përcaktuar si diçka që aktualisht po vërehej në shumë vende të botës.

E pyetur nëse do ketë shtim të masave të reja nëse në Shqipëri do të konfirmohen variantet e tjera të covid, Manastirliu u shpreh për emisionin “Kjo javë” se situata do të vlerësohej nga Komiteti i Ekspertëve.

“Deri më tani janë 89 vende që anë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë trage për tu infektuar. Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhje për të shqyrtuar situatën, Ajo çfarë do të na sjellë e vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim”-tha ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit