Home Aktualitet Do lirohen gj...

Do lirohen gjykatës falë Amnistisë Penale? Deputeti Ndreca: Përfitojnë ulje dënimi

137
0

Deputeti i PS-së Plarent Ndreca, flet për amnistinë penale, e cila u miratua me 110 vota pro mbrëmjen e së enjtes në Kuvend. “Amnistia kërkon disa kritere objektive por në fund të ditës për sa kohë ligji e ka përcaktuar me shumicë të cilësuar, je i detyruar për shkak të shumicës së cilësuar të ulesh me opozitën, por në çdo rast duke respektuar standarte të caktuarta. Ne në fakt edhe në komisionin e ligjeve tentoi dhe mori në konsideratë një pjesë të madhe të propozimeve të Alibeajt për protestuesit por kishte një problematikë që nuk mund të kemi amnisti me data, që të falim një pjesë të protestuesve nga kjo datë në këtë datë dhe pjesën tjetër jo. Nga ana tjetër në komisionin e ligjeve kërkuam që të ketyë standartizim të këtij procesi, por mesa duket Alibeaj u tërhoq në momentet e fundit për arsye politike“, tha ai.

I pyetur edhe për deklaratën e Gazment Bardhit në Kuvend, i cili la të kuptohej se mund të lirohen edhe gjyqtarë, Ndreca tha se nuk lirohen por përfitojnë ulje dënimi.

“Amendimi që ka sjellë Bardhi ka përjashtuar subjektet që hetohen nga SPAK dhe bëhet fjalë për nenin 5, për ata të dëbnuar që ka vendim të formës së prerë. Edhe Bardhi e përmendi se ka vetëm 9, përmendi edhe gjykatës, që janë subjekte të posaçme. Nuk përfitojnë sepse janë subjekte të posaçme, të cilët janë të përjashtuar në nenin 5.

Edhe në hetimin penal, janë të përjashtuar subjektet e posaçme se nuk ka asnjë vepër penale që hetohet nga SPAK dhe që dënohet deri në dy vite burg. Dy gjyqtarët nuk janë subjekte të posacme, gjyqtarët të gjykatës së lartë nuk janë subjekte të psoacme. Nuk e di për kë e kishte fjalën. Përfitojnë ulje dënimi 1.5 meshkujt dhe dy gratë. Askush nuk lirohet por përfitojjnë ulje. Bëhet fjalë jo për subjekte të posacme pra jo për zyrtarë të lartë”, tha ai në ”Abc News Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit