Home ShowBiz ”Do të ...

”Do të vdisja”, Miley Cyrus: Mendoja se puthjet janë shpëtimi por jo

144
0

Miley Cyrus dikur kishte menduar se i duhej një partner për të mbijetuar. Që u nda nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth, pas vetëm tetë muajsh martesë, duke u lidhur më vonë me Kaitlyn Carter dhe Cody Simpson, ajo u hap emocionalisht para fansave gjatë performancës në festivalin BottleRock.

”Kjo këngë për mua lidhet me ndryshimet që kam përjetuar në jetën time dhe gjërat që kam humbur janë kthyer përsëri. Edhe pse ndonjëherë ndihemi sikur duhet të fillojmë nga asgjëja, si me zjarrin e shtëpisë dhe të rindërtojmë plotësisht. Ai zjarr ishte gati tre vjet më parë dhe unë po ndihem sikur po filloj të gjej stabilitetin tim tani. Kështu dua që të gjithë të jenë të durueshëm, asgjë nuk ndodh brenda natës, kërkon shumë përpjekje dhe elasticitet”.

Më pas ajo foli për jetën romantike dhe se si muzika u bë “ngjitësi” i saj që nga Covid-19. ”Unë kisha një teori që do të vdisja nëse nuk do të kisha një partner. Nëse nuk do të kisha dikë që të më puthte çdo natë. Atëherë ky ishte qëllimi im, por ky u largua nga unë gjatë Covid-19, kështu që atëherë gjeta një qëllim të ri dhe kjo është muzika që është ngjitësi gjatë dy viteve të fundit dhe ishte ajo që na mbante të fortë në atë kohë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit