Home Aktualitet Dorëheqja e A...

Dorëheqja e Alibeajt, flet Alimehmeti: Çoi PD-në forcë të katërt në Tiranë

311
0

Ilir Alimehmeti, i cili do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës në krahun e opozitës, thotë se vendimi i Enkelejd Alibeajt për të dhënë dorëheqjen si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është i natyrshëm pas një humbje dramtike teksa shton se ka qenë normale, pasi siç e thekson PD-ja, ka dalë forcë e katërt në zgjedhjet e 14 Majit në Tiranë.

”Besoj se e ka menduar dhe vetë dhe ka qenë krejtësisht e natyrshme që pas një humbje dramatike që çoi forcë të katërt PD-në në Tiranë, ku një djalë i ri, dhe përgëzime Qorit që me atë fushatën e tij, tregoi që kishte një kapacitet dhe arriti të imponohej si forcë e tretë për Tiranën dhe kështu që është krejtësisht normale dorëheqja në raste të tilla, megjithëse nuk kuptohet dorëheqja në çfarë pozicioni.

I komanduar, nuk do të thotë se ke diçka nga ku të dorëhiqesh. Megjithatë është një vendim qytetar se në momentin që ke një situatë të caktuar, të marrësh një veprim duke bërë një hap mbrapa është krejtësisht normale ky veprim.

E rëndësishme është një diçka shumë e qartë që kemi muaj që e themi se poshtë tek njerëzit në bazë nuk janë kaq të ndara situata. Janë të mbështetura tek njëra-tjetra. Forcat opozitare janë bashkë. Janë si dy rrathë që mbivendosen. Na bashkojnë parime të përbashkëta me demokratë, me forcat e tjera opozitare dhe janë këto arsyet pse ne qëndrojmë së bashku”,-tha Alimehmeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit