Home Sporti Dortmundi fit...

Dortmundi fiton me “manita’ ndaj Gladbah, nuk i ndahet Bayernit për titull (VIDEO)

55
0

Borussia Dortmund nuk i ndahet Bayern Munich në garën për titull, teksa  ka fituar me rezultatin 5-2 këtë të shtunë ndaj Borussia Mochengladbach, në duelin e javës së 32-të të Bundesliga.

Malen zhbllokoi sfidën në minutën e 5-të, ndërsa në minutën e 18-të Bellingham realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm dy minuta më pas Haller realizoi golin e tretë, teksa në minutën e 32-të po ai do të gjente rrjetën, i asistuar në të dyja rastet nga Malen.

Në pjesën e dytë miqtë u treguan më kërkues dhe në minutën e 75-të Bensebaini realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

10 minuta më pas Stindl do të realizonte golin e dytë për ekipin e tij, por në fund rezultati u vulos nga Reyna që shënoi golin e pestë për Dortmundin në kohën shtesë. Dortmund mbetet në vend të dytë me 67 pikë, një më pak se Bayern Munich.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit