Home Aktualitet Dronët zbuloj...

Dronët zbulojnë serën me kanabis në mes të pyllit në Lezhë, dy të arrestuar (VIDEO)

61
0

Tre mijë fidanë kanabis sativa, të gatshme për t’u kultivuar në tokë janë zbuluar në fshatin Ungrej të Lezhës.

“Finalizohet faza e pestë e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në terren me skuadra të posaçme policore dhe me disa dronë.

Gjenden në kubikë, në fshatin Ungrej, Lezhë dhe asgjësohen me anë të djegies, 3000 fidanë cannabis sativa, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Skuadra policore të pajisura me dronë, të ngritura posaçërisht nga Policia e Lezhës, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Gjatë fazës së pestë të tij, në territorin e fshatit Ungrej, Lezhë, u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.”-njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit