Home ShowBiz Dua Lipa, një...

Dua Lipa, një dua (lutje) për vrerin e shqiptarëve

794
0

Nga: Redjon Shtylla

27-vjeçe dhe më 28 nëntor në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u bekua me pasaportën shqiptare. Është ylli i muzikës pop në botë. Ka fituar çmime ”Grammy”, ka me qindra koncerte në çdo cep të botës. Ka 10 miliard shikime në Youtube, me miliona fansa nëpër botë dhe mbrëmë ndezi si kurrë më parë një artist sheshin “Skëndërbej”, me një koncert falas.

Ajo është Dua Lipa.

Shqiptarja më shqiptare se ne vetë, që punon dhe lufton për të ngritur imazhin kuqezi nëpër botë, që kërkon luftë ndaj ksenofobisë britanike ndaj emigrantëve shqiptarë të cilët politika atje i quan ”pushtues”, por ne në Shqipëri, më saktë një pakicë e fustruar nga e keqja, nuk e donin në Tiranë. Ironizuan marrjen e pasaportës shqiptare nga ana e saj, edhe pse ajo mbrëmë dhuroi një koncert falas, pas 94 show-ve nëpër botë me turneun “Future Nostalgia”.

”Ata s’Duan veten, jo më të duan Duan. S’kanë faj sepse kanë një jetë që jetojnë dhe kanë akumualuar shumë mllef, vrer, inat, urrejtje dhe frustrim shekullor”,-shkruan Kreshnik Spahiu. Vreri nuk vret Dua Lipën, por mbyt këtë vend që rininë e ka rrugëve të Europës, në gomone.

Dua Lipa është e artë, jo vetëm për sukseset dhe se është ambasadorja më e madhe e Shqipërisë, por në trupin dhe shpirtin e saj, fle një vajzë e brishtë, fisnike dhe aspak agorrante. Ajo flet shqip, e do shumë këtë vend, investon shumë në këtë vend, një mënyrë është edhe fondacioni ”Sunny Hill”, promovon bukuritë e Shqipërisë në rrjete sociale.

Fjalët e këqija nuk prekin aspak Duan, se ajo as që i lexon portalet apo statuset me vrer dhe mllet që drejtohen në emrin  saj ndaj politikës në vend, por tregojnë që ende ky vend është i sëmurë nga shpirti, e vuan suksesin e tjetrin dhe e do të këqen e vendit të vet.

Ylli i popit nga Prishtina, e rritur në Londër, mbrëmjen e së hënës i tregoi botës nga Tirana, se çfarë universi fshihet brenda Shqipërisë, dhe se ndacia politike, të këqinjtë nuk e ndalon një artiste të kthehet në emblemën dhe duan (lutjen) e shqiptarëve nëpër botë, që bota të mos paragjykojë dhe gjykojë gabimisht një popull.

Amaneti i madh që la At Zef Pllumi para se të jepte shpirt. “E keqja shqiptarit i vjen nga shqiptari se kanë zili, ju lutem doni njeri-tjetrin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit