Home Aktualitet Dubai, çerdhj...

Dubai, çerdhja e të kërkuarve shqiptarë. SPAK i shqetësuar për mosekstradimet

87
0

Dubai është kthyer si një çerdhe e të kërkuarve shqiptarë. Prokuroria e Posaçme sheh si një problem i cili ndikon në proceset e saj hetimore, refuzimin e ekstradimit për disa personazhe të botës së krimit nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe. SPAK-u e parashtron këtë shqetësim përballë Kuvendit në raportin vjetor të bazuar në punën e kësaj prokurorie gjatë vitit 2022.

“Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Dy rastet e bëra publikë të refuzimit të ekstradimit lidhen me Florenc Çapjen dhe Plaurent Dervishajn, ky i fundit më dy masa sigurimi “arrest në burg” nga SPAK.

SPAK gjithashtu thotë se grupet kriminale shqiptare shihen nga partnerët si grupe me një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës. Tregues i viteve të fundit për krimin e organizuar është dhe lëvrimi i parave në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke e rritur vështirësinë e gjurmimit të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit