Home Editorial Duhet lëvizje...

Duhet lëvizje e re politike opozitare!

1097
0

Organizata Freedom House thotë se edhe në vitin 2022, Shqipëria ishte në kategorinë e regjimeve hibride, pra me një demokraci në tranzicion. Por kanë kaluar 32 vjet dhe prapë mbetemi shoqeri në tranzicion, aqsa ka bërë që mijëra të rinjë të ikin nga Shqipëria.

Sipas vlerësimit të Freedom House “shumica e partive politike shqiptare mbizotërohen nga udhëheqës me grusht të hekurt dhe kjo mungesë e demokracisë së brendshme partiake ndikon në zhhvillimin e demokracisë”.

Deri tani kemi tre persona që dominojnë dhe diktojnë fatin e Shqipërisë; Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Prej 10 vitesh drejtohemi nga Edi Rama.

Pas zgjedhjeve të fundit lokale me 14 maj, dyshja Berisha-Meta treguan se nuk e mundin dot kryeministrin aktual i cili ka pothuaj çdo pushtet nën kontroll.

Duke qenë mjeshtër i madh dhe elokuent i fjalës Edi Rama ka pas vetes disa shtete perëndimore të cilët nuk e duan Berishën ndaj edhe përfiton kryeministri shqiptar. Jemi një vend pa një opozitë të fortë dhe të besueshme.

Pas humbjes së Berishës nuk shikohet asnjë pendesë nga ai që të hap rrugën për të tjerë në PD dhe për një bashkim të madh demokrat. Duke shtuar edhe rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD së vulës, që duket se po e rimerr me mbështetjen e amerikanëve, atëhere ky vend mund të quhet i mbaruar në sensin e demokracisë.

Ndaj ka nevojë të lind një parti apo lëvizje e re politike mbarëkombëtare ku të mos kërkohet uni i kryetarit, por të jetë një shpresë për njerëzit se ky vend mund të bëhet demokratik dhe në liri të plotë.

Deri tani ka disa emra që kanë dalë si test por ata nuk duhet të rrijnë sejcili në kopshtin e tij partiak sepse Edi Rama i kafshon ose i ha si djath në mëngjez.

Arlind Qorri, Endrit Shabani, Adriatik Lapaj dhe Florian Haçkaj, të cilët po identifikohen si njerëz me vizione të reja për vendin, duhet të bashkohen e jo të rrijnë të ndarë.

Ata, por jo vetëm ata, duhet të gjejnë mirëkuptimin dhe besimin se ky vend duhet ndryshuar, se kjo elitë politike 32 vjeçare duhet rrëzuar, se ky popull mezi pret një mundësi të re për të votuar.

Ndaj sa me shpejt aq më mirë për zgjedhjet e vitit 2025, të cilat nuk janë larg.

Ndryshe, nëqoftëse nuk arrihet në një levizje të re politike, Edi Rama do mbretërojë gjatë, kurse Berisha dhe Meta do ta mbajnë opozitën nën vargonjtë e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit