Home Sporti Duka: Sylvinh...

Duka: Sylvinhos i them që shqiptarët duan të bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik

53
0

Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke folur nga mbledhja e Asamblesë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh fillimisht se futbolli këtë vit i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë.

“Futbolli ka dhënë krenari për të gjithë shqiptarët në botë këtë vit, kemi zhvilluar sfida spektakolare. Skuadra kombëtare ishte e papërmbajtshme dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në grupin kualifikues të EURO 2024”, tha fillimisht ai.

Më tej, numri “Një” i FSHF-së uroi Egnatian për fitoren e titullit kampion të Shqipërisë, si dhe theksoi se skema e “Final4” rezultoi e suksesshme.

“Aplikimi i skemës “Final4” rezultoi i suksesshëm, urime klubit të Egnatias për fitoren e titullit”-u shpreh Duka.

Zëvendëspresidenti i UEFA-s foli edhe për aplikimin për organizmin e Europianit 2027 për U-21 së bashku me Serbinë, duke theksuar se diçka e tillë ka për t’i shërbyer edhe Kosovës.

“Organizimi i Europianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla. Organizimi i Europianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës”, shtoi Duka.

Më tej, Presidenti i federatës dha një lajm të mirë përsa i përket sponsorizimit të futbollit shqiptar, teksa shtoi se po punohet së bashku me Qeverinë për “Ligjin e Sponsorizimeve”.

“Kam një lajm shumë të mirë që ka të bëjë me ‘Ligjin e Sponsorizimeve’, kemi nisur bisedimet me qeverinë për këtë ligj dhe jemi në rrugën e duhur. Një ligj që do i ndihmojë shumë klubet e futbollit dhe akademitë në vendin tonë”-tha ai.

Në fund, kreu i FSHF-së e mbylli fjalën e tij duke u uruar suksese klubeve shqiptare në arenën e europiane dhe në veçanti Kombëtares në EURO 2024, si dhe i dërgoi mesazh trajnerit të “kuqezinjve”, Sylvinhos duke i kërkuar që ta zgjasin sa më shumë rrugëtimin në Europianin e Gjermanisë.

“Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Tiranës në arenën europiane si dhe suksese skuadrës sonë Kombëtare në EURO 2024, si dhe dua t’i them, trajnerit Sylvinho dhe skuadrës që këtë vit shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik”-përfundoi fjalën e tij Presidenti Armand Duka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit